Pritje spektakolare e Vitit të Ri në sheshin e Shkupit

2020-01-06 1

Pritja e Vitit të Ri 2020 në Sheshin e Shkupit do të mbetet gjatë në kujtimet e atyre që ishin të pranishëm. Nga fillimi i programit e deri në numërimin e sekondave të fundit për vitin e ri atmosfera festive ishte e jashtëzakonishme, përfshirë edhe numrin e madhë të  fishekzjarreve që u hodhën. Çdo pjesmarrës këndonte e vallëzonte me ritmin e këngëve nga grupet e ndryshme muzikore ndërsa kulmi i atmosferës arriti kur në skenë u paraqit këngëtari i njohur Dino Merlin. Këngët e tij që tashmë sa vite janë hite atmosferën e bën edhe më të zjarrtë.