Rreze Dielli 1 Janar 2020 - Të Gatuajmë me Znj Vjollca - pj 2 - Brusketi me proshute

2020-01-06 0

Aperetiv festiv

Përbërësit:
8 feta proshutë krudo
16 kokrra ullinj të zinj
1 grusht makarona farfalle
16 domate qershi
16 kuba me djathë kaçkavall
16 shkopinj shishqebapi
Përgatitja:
Vendosim për të zierë makaronat, jo plotësisht por të jenë aldente, i kullojmë dhe i shpëlajmë me ujë të ftohtë.
Proshutën e presim në dysh.
Fillimisht palosim proshutën në dysh dhe e mbledhim role. Kështu vazhdojmë me të gjithë gjysmat e rolesë.
Fillojmë dhe montojmë përbërësit. Në një shkop fillimisht vendosim një kokër ulliri, kalojmë në shkop një makaronë, më pas shtojmë tej për tej rolenë e proshutës, vendosim një domate qershi, një kub me djathë kaçkavall. Kështu mbarojmë aperetivin e parë, e vendosim në një pjatë dhe e shërbejmë.

Brusketa me proshutë
Përbërësit:
1 bagetë
Salca:
3 lugë gjelle krem djathi
1 lugë gjelle krem speci
1 thelpi hudhër
1 lugë mustardë
Kripë dhe piper I zi

Dekori I brusketës:
Përgatitja:
1 tufë koper
3-4 kastraveca turshi
Proshutë
16 kokrra ullinj të zinj
16 shkopinj të vegjël shishqebapi
Presim bagetën në feta tërthore
Përziejmë në një tas gjalp, hudhër, mustardë, kripë dhe piper.
Lyejmë fetën e brusketës me salcë dhe mbi të vendosim një degë koper. Mbi koper vëmë një fetë të hollë kastravec. Me një fetë proshutë formojmë një fjongo, e ngjeshim me gishta në mes dhe e efiksojmë me një ulli të çarë nga njëra anë që të formojë lidhjen sit ë një papioni. Vendosim papionin mbi fetën e kastravecit, e fiksojmë me një stikandent, i vendosim në pjatë dhe i shërbejmë.

Free Traffic Exchange