Sallatë me oriz dhe perime
Përbërësit:
300 gr oriz
200 gr bizele
150 gr misra (të zierë)
100 gramë ullinj të zinj
200 gr domate
200 gr kunguj të njomë
200 gr karrotë
Borzilok I freskët
2 lugë gjelle uthull
Vaj ulliri
Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të bollshëm për të valuar. Shtojmë në të kripë kur uji të ketë zierë dhe shtojmë në të orizin për të zierë vetëm 12 minuta, përt a lënë aldent.
Në një tenxhere tjetër me ujë të valuar ziejmë perimet fillimisht shtojmë në të karrotat të prera në kubikë me brinjë 0.5 cm. Shtojmë bizelet dhe pas 3-4 minutash shtojmë dhe kungujt e prerë në kubikë.
I lëmë perimet të ziejnë për 6 minuta dhe ndërkohë pastrojmë domatet nga fara dhe lëngu, dhe tulin e tyre e presim në kubikë njësoj si perimet e tjra. Ullinjt I presim në rrathë.
Pasi orizi ka zier për 12 min, e kullojmë atë dhe e shpëlajmë me ujë të ftohtë që të ndërpresim zbutje e orizit.
Gjithashtu edhe për perimet veprojmë njësoj.
Vendosim orizin në një tas të madh ku do shtojmë dhe perimet e ziera, misrat e zierë, ullinjtë, domatet. Në fund rregullojmë shijen me me kripë, piper dhe uthull të bardhë. Shtojmë borzilok të copëtuar me dorë, vaj ulliri, I përziejmë mirë dhe e shërbejmë.