Ora News - Urimi i Bamir Topit: Uroj që në 2020 të flitet për vende të reja pune

2020-01-06 0

#rtvora #oranews #intervista

Për ish-presidentin Bamir Topi, viti 2019 mund të konsiderohet si viti i errët i mungesës së institucioneve në Shqipëri.

I ftuar në Ora News, Topi përtej ndryshimeve në politikë thotë se edhe shoqëria shqiptare ka nevojë për më shumë solidaritet.

Bamir Topi: Ajo që ka më shumë nevojë Shqipëria është që njerëzit duhet të jenë më solidarë. Kjo mënyrë e të ushtruarit të politikës ka mbjellë më shumë egoizëm. Duhet më shumë altruizëm.Njerëzit duhet të kuptojnë që nuk mund të ketë vlerë asgjë që ti e gëzon për vete. Nuk bëhet fjalë për t'iu rikthyer disa vlerave të një sistemi që e kemi harruar me kohë. Por të jesh në kapitalizëm nuk do të thotë të mos ndjesh nevojë të jesh solidar me tjetrin.

Mbrëmja e sotme e di që kalohet me panorama nga më të ndryshmet. Besoj që do të vijë një ditë, ndoshta do të jetë dhe larg, që njerëzit do të ndërgjegjësohen që po lënë një vend që nuk duhet ta kishin lënë. Kjo duhet ti bëjë njerëzit të mëndojnë sidomos ata që kanë marrë votën se vitet ikin dhe gjërat do të analizohen në kuptimin politik, ligjor, njerëzor dhe mbi të gjitha historia do të vijë një ditë që do të shkruajë se shqiptarët në një moment tjetër gjë prisnin dhe tjetër gjë u vjen.


Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/urimi-i-bamir-topit-uroj-qe-ne-2020-te-flitet-vende-te-reja-pune

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp