Report TV -Berisha flet për vitin më të zi që kaluan shqiptarët, Ramën e quan 'monstra e integrimit

2020-01-06 0

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë video-mesazhin e tij për shqiptarët me një urim për vitin e ri 2020. Nuk ka lënë pas politikën, ky thotë se ky ishte viti më i zi dhe i vështirë për popullin shqiptar. Ish-kryeministri i bën thirrje shqiptarëve të bashkohen që ky vit të mos përsëritet në 2020-ën por të jetë i mbarë. Berisha nuk lë pas akuzat për qeverinë ku përmend koncensionet e shumta, edhe 'narkoshtetin', siç i referohet ai lidhjes së shtetit me krimin dhe trafikun e drogës. Me vit i zi Berisha i referohet edhe humbjes së mundësisë për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, teksa kryeministrin Edi Rama në videomesazhine tij e quan "monstra e integrimit". "Të ngrihemi e të hedhim mënjanë këtë regjim", thotë Berisha.