TIRANË - Presidenti i vendit, Ilir Meta uroi të gjithë shqiptarët për vitin e Ri 2020 me një video mesazh shpërndarë në rrjetet sociale. Bashkë me urimet për një vit të begatë, kreu i shtetit nuk ndali thirrjet e tij për të mos u larguar nga vendi dhe për ta ndërtuar të ardhmen e merituar në atdhe.
Meta thotë se zhgënjimet që lëmë pas me 2019-ën duhet të shërbejnë si një moment reflektimi, që 2020-a të shënojë afrimin me familjen evropiane. Meta thotë se edhe Viti i Ri që troket ka sfida përpara, por merr shembull solidaritetin e treguar pas tërmetit të 26 nëntorit, si shtyllë frymëzimi për një Shqipëri më njerëzore.