Festa e të burgosurve/ 5 mijë persona, nderimin e viteve do e kalojnë pas hekurave

2020-01-06 1

?Thuhet se askush nuk e njeh me të vërtetë një komb, pa u futur njëherë brenda burgjeve të tij. Një komb nuk duhet të gjykohet nga mënyra si i trajton qytetarët e tij shembullorë, por ata më të këqijtë? . kjo shprehje e Nelson Mandelës gjendet e afishuar sapo hyn në paraburgimin 313, ku ne gjendemi pikërisht ditën e fundit të 2019 , së bashku me familjarë të shumtë që kanë ardhur të takojnë për festat e fundvitit të afërmit e tyre që presin drejtësinë.


Duhan, bakllava, gjel deti dhe karta telefoni. Këto janë dhuratat e vitit të ri që kalojnë më së shumti muret e burgut për mëse 5 mijë shtetas që mbahen në sistemin penitenciar. Shpati Ruçi ka ardhur të takojë të vëllain e burgosur për ti sjellë ushqimet tradicionale.

Shpati Ruci: Është hera e parë, nuk e dija që gjeli duhej të sillej pa kocka, është festa e fundvitit dhe kam të afërm këtu.

Por gjeli i Shpatit duhet të kthehet pas dhe të pastrohet nga kockat që me rregulloren e burgut konsiderohen të ndaluara, njësoj si edhe alkooli që është i ndaluar.

Ndërkohë familjarë të tjerë presin dhurata nga të afërmit në qeli.

Urimi tradicional është gëzuar vitin e ri, por të dënuarit për njeri-tjetrin kanë një urim akoma me specifik.

Ata e urojnë njëri-tjetrin inshallah del sa me shpejt.

Për shkak të ngjarjeve kriminale të viteve të fundit, drejtoria e përgjithshme e burgjeve edhe për këtë vit i ka anuluar lejet shpërblyese, që jepej si dhuratë nga autoritetet për disa të dënuar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Bakllava#Burg#TopChannel

Free Traffic Exchange