Report TV - Banorët e Thumanës paralajmërojnë grevë urie! Bardhi: Edhe unë në varfëri jam rritur

2020-01-06 0

SHENGJIN- Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dhe ish deputetët Albana Vokshi, Lindita Metaliaj dhe Gent Strazimiri, u takuan me përfaqësues të mbi 100 familjeve të Thumanës, të strehuar në një nga hotelet në Shëngjin. Ata paralajmëruan nisjen e një greve urie për të kundërshtuar nxjerrjen jashtë strehimit pa u siguruar, -siç thanë ata- më parë kushtet minimale. Sipas një vendimi të qeverisë ata duhet të dalin nga hotelet deri në 3 janar dhe për të gjetur shtëpi me qira. Bashkia e Krujës ka vendosur t?u paguajë vetëm 30 mijë lekë për person, një shumë qesharake, që lë njerëzit në rrugë.

?Do të jetë protestë ku të gjithë këta burra dhe gra, fëmijët nuk do të hyjnë në mensë për të ngrenë bukë. Do të jetë grevë urie. Ku do ta fus kokën? Atë bonus qeveria të mos ma japë mua, por ta gjejë ajo shtëpinë, se me kaq leke, nuk gjendet shtëpi. Këto kemi ne, nuk kemi gjëra të mëdha. Kemi hall për të fut kokën në një vend, jo ma shumë.?- u shpreh një banor.

Një nga problemet kryesore për banorët që paralajmërojnë grevë urie është mungesa e informacionit dhe sorollatjet burokratike nga bashkia e Krujës.

?Ne jemi në udhëkryq, nuk dimë ku të shkojmë. Ngelëm para televizorëve, ngelëm para kamerave, na vjen edhe turp. Ku të shkoj unë me 8 vetë? Ku ta gjej shtëpinë unë me 30 mijë lekë të vjetra? Sot nuk jam duke patur frikë as Zotin që më ka fal, se ma ka pru ngushtë. Bëj 35 ditë që kam ardh këtu nuk njoh një përfaqësues, me ardh me thanë se çfarë halli ke, ku je?! Ku janë këta përfaqësues, ku janë këta njerëz që na mbajnë me rrena, me rrena gjithë jetën. Duam drejtësi, duam atë që na takon. Të paktën të fusim kokën diku me fëmijët.?- u shpreh një kryefamiljare.

?Ne jemi me rrobat e gjumit dhe nuk është kujdesur askush për ne. Ku është shteti? Ku është qeveria? Sot i duam kur jemi keq, jo kur të jemi mirë, se kur jemi mire, i bëjmë shërbim vetes vetë. Të vijë shteti dhe të shikojë me të dy sytë dhe jo me sytë qorr.?- tha një kryefamiljare tjetër që rriste e vetme 3 fëmijë.

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi  deklaroi se opozita do të jetë zëri i tyre, duke mos lejuar që propaganda qeveritare të mbysë të vërtetën e hidhur të mijëra shqiptarëve të braktisur dhe pa shtëpi.