http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti i kosoves Hashim Thaci në konferencën e fundvitit ka sqaruar qëndrimin zyrtar të Kosovës në lidhje me mospjesëmarrjen e vendit të tij në iniciativën rajonale të minischengenit ballkanik. Sipas tij, zanafilla e refuzimit për pjesëmarrjen vjen nga muaji Tetor, pasi Kosova nuk ka marrë zyrtarish ftesë në takimin e parë të zhvilluar mes liderëve në Serbi. Nga ana tjetër Hashim Thaci fton kryeministrin shqiptar Edi Rama për heqjen njëherë e përgjithmonë të kufirit dhe cdo barriere Shqipëri-Kosovë.