Si paraqitet gjendja shendetësore e kryebashkiakut dhe sekretares

2020-01-06 0

Kryetari i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe dhe sekretarja Erisa Qalliu janë jashtë rrezikut për jetën. Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila vizitoi dy të lënduarit pas shpërthimit të granatës që ndodhi mëngjesin e së martës.
Gjatë vizitës së saj, Manastirliu shoqërohej nga zv/kryeministri Erion Braçe dhe deputeti Bashkim Fino.
?Situata paraqitet e stabilizuar. Edhe zonja Qalliu është jashtë rrezikut, por gjithsesi janë duke u bërë përsëri ekzaminime për të vlerësuar edhe njëherë gjendjen. Mjekët janë në dispozicion për të vlerësuar gjendjen e tyre shëndetësore. Situata paraqitet e stabilizuar, parametrat jetikë janë normalë?, tha ajo.
Dëmtime më të rënda nga shpërthimi pësoi sekretarja Erisa Qalliu. Mësohet se ajo ka marrë plagë në disa pjesë të trupit, në këmbë, fytyrë dhe disa pjesë të kraharorit.
Ndërkohë situata e Tushes ka qenë pak më e lehtë. Ai ka marrë disa dëmtime në pjesën e këmbëve dhe brinjëve. Dita e fundit e vitit 2019 tronditi Lushnjen, për shkak se ish-shoferi i Fatos Tushes, Gëzim Saraçi hodhi një granatë në zyrën e kryebashkiakut.
Shkak dyshohet të jetë pushimi nga puna i ish shoferit, ndërkohë që burime konfidenciale flasin edhe për një borxh të vjetër mes palëve. /tvklan.al

Free Traffic Exchange