Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e 31 Dhjetorit në Lushnje. Kryetarit të Bashkisë, Fatos Tushe, mbeti i plagosur si pasojë i shpërthimit të një granate që u hodh në zyrën e tij.
E plagosur mbeti edhe sekretarja e bashkisë E.Q. Sipas informacionit paraprak të policisë, ata ndodhen në spitalin e Lushnjes, nën kujdesin e mjekëve. Uniformat blu kanë bërë identifikimin e autorit të ngjarjes. Ata dyshojnë se është ish-shoferi i kryetarit të bashkisë.
?Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autor i kësaj ngjarjeje është ish-shoferi i Kryetarit të Bashkisë, G. S., i cili pasi ka hedhur granatën është larguar menjëherë nga ambientet e Bashkisë Lushnje?, thuhet në njoftim.
Forca të shumta policie të Komisariatit të Policisë Lushnjë, Fier, Renea e FNSH e Fierit po krehin zonën, me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorit. Ndërkohë një grup i posaçëm hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /tvklan.al