Fehmi Abdiu për anëtarët e KQZ - (22 Mars 2000)

2020-01-06 0

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Interpretimi i nenit kushtetues i cili përcakton përberjen e KQZ duket se është shpresa e vetme e opozitës që e kontenston këteë përbërje. Por a mund të sjell zgjidhje dhe konsensus nje interpretim i tij? Për këtë flet kryetari i Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu.

Fehmi Abdiu:- ?Unë kam mendimin se interpretimi i kësaj dispozite kushtetuese mund të bëhet vetëm nga Gjykata Kushtetuese. Por edhe kjo nuk mund ta bëj atë arbitrarisht as me nismen e saj, por vetem nëse subjektet që kanë të drejtë të venë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese do ti bëjnë kërkesë asaj konform këresave të kushtetutes, nenit 132 dhe nëse do të paraqitet një kërkesë si kjo unë ju siguroj që gjykata kushtetuese do të bëj çmos që të mos e pengoj veprimtarinë e institucioneve të tjera, për ta përfunduar detyrimin e vetë për ta interpretuar këtë dispozitë?.

Një interpretim i kësaj dispozite do të thotë një ndryshim në përbërjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, si mendoni se do arrihet konsensusi?

Fehmi Abdiu:- ?Mënyrat e interpretimit janë më të ndryshmë por unë nuk besoj kurrë se interpretimet, qofshin një formë një lloj ose një tjetër që mund ti bëhen kësaj dispozite se është e nevojshme të sjellin ndyshime të thelbit të përmbajtjes të dispozitës kushtetuese?./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari

Free Traffic Exchange