Albcontrol solidarizohet me të prekurit nga tërmeti, dhuron shpërblimin dhe fondet për festat

2020-01-06 5

TIRANË- Albcontrol vendos t?i bashkohet nismës së Qeverisë, për të mbledhur fonde që do të përdoren për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit si dhe për rindërtimin e banesave të dëmtuara. Drejtori i Albcontrol ka njoftuar se është marrë vendim që të dhurohet shpërblimi suplementar për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti.

?Këshilli Mbikëqyrës i ?Albcontrol sha? ka miratuar propozimin për të kaluar fondet e akorduara për shpërblimin suplementar për periudhën e gjashtëmujorit të II të vitit, si dhe fondin për festën e fundvitit në llogaritë e posaçme bankare ?Shqipëria Solidare?, duke kontribuuar kështu në aksionin e madh të rindërtimit, që ka ndërmarrë Qeveria Shqiptare? tha Drejtori i Albcontrol, Mina Kusta.

Free Traffic Exchange