Këshilli Episkopal i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi ka dëbuar nga radhët e saj përfaqësuesit e qeverisë malazeze dhe deputetët që u rreshtuan në krah të ligjit të Fesë, të miratuar në parlament pavarësisht trazirave dhe kundërshtimeve të deputetëve pro-serbë.
Kisha u bëri thirrje zyrtarëve qeveritarë që të nisin dialogun përpara se ligji të kthehet sipas saj në burim përçarjesh të mëdha me pasoja të thella në shoqëri. ?Miratimi i një ligji të tillë nuk i nderon ata që e propozuan apo ata që e votuan. Këta njerëz janë ortodoksë që për fat të keq, e përjashtuan veten nga Kisha Ortodokse. Ne i urdhërojmë klerikët të mos bëjnë për ta asnjë punë kishtare derisa të pendohen? thuhet në një deklaratë të saj.
Ligji u miratua të Premten, megjithë kundërshtimet e ashpra nga Kisha Ortodokse Serbe, mbështetësit e saj dhe partitë e opozitës pro-serbe, të cilët pretendojnë se legjislacioni do t?iu lejojë autoriteteve të vjedhin pronën e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi. Në kohën kur ligjvënësit diskutonin për ligjin në parlament, mbështetësit e opozitës, priftërinjtë ortodoksë serbë dhe njerëz të thjeshtë dolën nëpër rrugë për të shprehur zemërimin e tyre.
Në përpjekje për të ndaluar votimin, disa deputetë të partisë kryesore opozitare, Fronti Demokratik nxituan në foltoren e parlamentit, nxituan të deklaronin të foltoren e parlamentit se ishin ?të gatshëm të vdisnin? për kishën. Pas ndërhyrjes së policisë e cila I largoi nga salla ligjvënësit e dhunshëm, ligji u miratua dhe më vonë u firmos dhe nga presidenti Milo Gjukanovic.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosova#Serbi#TopChannel