Maqedonia e Veriut pritet ta ratifikojë para kohe Protokollin për anëtarësim në NATO.
Qeveria në mbledhjen e së shtunës ka miratuar tekstin e projekt ? ligjit, i cili është dërguar menjëherë në Kuvend, ku pritet të miratohet sa më shpejt, raporton INA.
Pas shpalljes në Gazetën Zyrtare, ligji do të dërgohet në Uashington, ndërsa do të hyjë në fuqi në momentin që protokollin e ratifikon dhe Spanja, si shteti i fundit anëtar që duhet të vulosë anëtarësimin e vendit tonë fqinj në aleancën Veri-atlantike. Dritën jeshile të aderimit të shumëdëshiruar, Shkupi e mori pas arritjes së marrëveshjes së emrit me Greqinë qershorin e 2018-tës.
Në 11 korrik, NATO-ja e ftoi Maqedoninë e Veriut të niste bisedimet e anëtarësimit duke thënë se vendi mund t`i bashkohej organizatës me tu zgjidhur ngërci shumëvjecar i emrit. Zyrtarisht, bisedimet e anëtarësimit nisën 18 tetorin e vitit të kaluar dhe shkurtin e këtij viti, përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtarë të NATO-s nisën nënshkrimin e protokollit të pranimit të vendit. Idenë për ratifikimin e parakohshëm të Protokollit përfundimtar e ka paraqitur e para partia kryesore opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO DPMNE-ja, e cila u bazua në shembullin e Malit të Zi, që e ratifikoi vetë Protokollin në prill të vitit 2017, ndërsa Spanja e Holanda e ratifikuan një muaj më vonë.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MaqedoniaVeriut#NATO#TopChannel