Ish-kryeministri kroat dënohet me 6 vjet burg për mitmarrje

2020-01-06 0

Një gjykatë kroate shpalli fajtor për korrupsion ish-kryeministrin kroat Ivo Sanader dhe shefin e grupit energjetik hungarez MOL Zsolt Hernadi, duke i hapur kështu një kapitulli të ri në një sagë ligjore të zvarritur për gati një dekadë.


Hernadi, u shpall fajtor për dhënie ryshfeti në 2008-tën Sanaderit që drejtonte asokohe ekzekutivin e vendit. Qëllimi ishte t`I lejohej MOL-it që të kthehej në vendimmarrësin kryesor të firmës energjetike kroate INA, ku MOL-i është aksioneri më i madh, ndërsa shteti kroat vjen i dyti. Të dy ata kanë marrë dënime me 6 vjet heqje lirie ndonëse asnjëri nuk ishte I pranishëm në gjykatë. Vendimi nuk është final dhe mund të apelohet. Kryetari i Gjykatës, Ivan Turudic u shpreh se ?ka një urdhërarrest europian aktiv për Hernadin dhe Hungaria duhet të veprojë në bazë të tij?. Kjo e fundit ka refuzuar ta zbatojë fletëarrestin ndërkombëtar të Interpolit. Hernadi dhe Sanaderi, I cili mbajti postin e kryeministrit në Kroaci që nga viti 2003 deri në 2009, i kanë mohuar akuzat e kësaj cështjeje që fillimisht u zbulua nga agjencia kroate anti-korrupsion. Raportet në media tregojnë se Sanaderi kishte rënë dakort me Hernadin që Kroacia do t?ia jepte të drejtat e vendimmarrjes MOL-it, në këmbim të 10 milionë eurove. Sanader fillimisht qe dënuar me 10 vjet burgim më 2014 për marrje ryshfeti nga MOL-i, por Gjykata Kushtetuese e Kroacisë në 2015 urdhëroi rigjykim, duke përmendur gabimet proceduriale. Dënimi duke I është ulur tani për arsye shëndetësore.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kroaci#TopChannel

Free Traffic Exchange