?Historia ime? e ka vendosur fokusin e saj ditën e sotme tek ata që u konsideruan si ?Heronjtë e heshtur?. Një grup zjarrfikësish të ftuar në studio tregon për vështirësitë gjatë operacioneve të kërkim shpëtimit, por edhe vetë rrezikun që mbart profesioni i tyre.
Çdo ditë ju duhet të përballen me situata nga më të ndryshmet, ku edhe rreziku është i madh, por drejtori i shërbimit zjarrfikës i Bashkisë Tiranë, Shkëlqim Goxhaj tregon se profesioni i tyre u jep atyre mundësinë t?ju gjenden pranë qytetarëve në momentet më të vështira dhe gjithashtu të shpëtojnë edhe jetët e tyre.
Më tej, ai shton se profesioni i tyre është i veçantë dhe vetë puna që bëjnë iu jep frymëzim.