Fundviti 'blindon' trafikun, flet në Report TV shefi i policisë Rrugore të Tiranës Erjon Ahmeti

2020-01-06 1

TIRANË - Shpejtësia, parakalimi i gabuar dhe përdorimi i celularit nga drejtuesit e automjeteve, janë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore me pasoja, plagosje dhe jetë të humbura, në qarkun e Tiranës.

I ftuar në studion e Report Tv, shefi i komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës, Erion Ahmeti, tha se nga nga një analizë e kryer për shkaqet e aksidenteve, puna e policisë rrugore është fokusuar pikërisht në marrjen e masave për të parandaluar pasojat tragjike në aksidente. Ahmeti tha se Drejtoria e Policisë Rrugore pranë Departamentit të Sigurisë Publike ka bërë ndryshime ligjore që janë dërguar për miratim në lidhje me përdorimin e celularit, teksa ligji parashikon masë administrative nga 500 - 1500 lekë.Festat e fundvitit, dhe veçanërisht nata e ndërrimit të viteve, do t'i gjejë në rrugë jo vetëm efektivët e policisë rrugore, por edhe ata të rendit e të sektorëve të tjerë në Policinë e Shtetit, për të përballuar fluksin e trafikut rrugor të shtuar së fundi edhe me rikthimin në atdhe të emigrantëve.

Shefi i komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë, Erion Ahmeti tha se në zbatim të planit të masave të bërë që para krishtlindjes, do të ketë efektivë në çdo segment rrugor kryesor por edhe ata urban dytësore, për parandalimin e ngjarjeve rrugore, por edhe për një prezencë të shtuar të këtyre shërbimeve. Efektivët do të jenë të pajisur me radarë dhe me dragherin që zbulon përqindjen e alkoolit tek drejtuesit i automjetit.

Një numër i konsiderueshëm segmentesh rrugorë paraqiten problematikë sa i përket trafikut të rëndëuar në këto ditë festash: Hyrja e sheshit "Shqiponja", Unaza e Madhe, Pallati me Shigjeta, dhe TEG-ut. Rruga "Dritan Hoxha", bulevardi dhe nyjet lidhëse, kryqëzimi i "Vasil Shantos", rruga e Elbasanit, rruga George Bush, rruga e Durërsit, 9 katëshi, arteriet kryesore të kryeqytetit", sqaroi shefi i komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë.

"Kemi marrë masat në drejtim të qendrave tregtare se ka fluks të shtuar, apo edhe në drejtim të aeroportit të Rinasit", tha Ahmeti në Report Tv.