Makinat dhe qarkullimi në Tiranë - (21 Mars 2000)

2020-01-06 1

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Të lëvizësh nëpër Tiranë një problem më vete. Nga njëri stacion tek tjetri te duhet një orë plot për kalim. Rreth 40 mijë mjete të rregjistruara janë ato që qarkullojnë në të gjithë kryeqytetin. Ky numër i madh lëvizjesh me rrugë të reduktuara është shkaku i bllokimit të trafikut në Tiranë. Kjo është Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor, ku bëhet rregjistrimi i makinave dhe ndalimi i patentave, leja e qarkullimit dhe vendosja e targave. Kujtim Arifaj punonjës i kësaj drejtorie tregon.

Kujtim Arifaj:- ?Mesatarisht numri i rregjistrimeve për këtë vit ka sjell rreth 50 mjete në ditë dhe piku ka arritë deri në 75 në ditë. Kur mjetet dalin jashte përdorimit, qytetarët nuk bëjnë çrregjistrimin dhe ato vazhdojnë të jenë në evidencat tona?.

Jo vetëm automjete të reja por edhe ato të amortizuara kapin shifrën 40 në ditë. Këta njërëz që tani mesi presin të bëjnë dokumentat, nesër do të presin me orë në rrugë për ta kaluar atë. Numri i makinave çdo ditë vjen në rritje, ndërsa hapsira rrugore është e njëjtë./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti