Shtetet e Bashkuara kanë thënë se kanë kryer ?sulme precize të mbrojtjes? kundër pesë shënjestrave në Irak dhe Siri, që kontrollohen nga grupi paramilitar Kata?ib Hezbollh, që përkrahet nga shiitët iranianë.
Pentagoni ka thënë se tri lokacionet e sulmuara kanë qenë në Irak dhe dy të tjera në Siri.
Ky grup konsiderohet terrorist nga Shtetet e Bashkuara.
Sulmet kanë nisur pas një sulmi me raketa në një bazë ushtarake në Kirkuk të premten, nga të cilat ka vdekur një kontraktor amerikan dhe janë plagosur pjesëtarë tjerë të personelit.
Ushtria irakiane dhe burimet e sigurisë kanë thënë se tri sulme ajrore amerikane kanë vrarë të paktën 18 luftëtarë dhe kanë plagosur më shumë se 50 të tjerë, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters një ditë më parë.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper ka thënë po të njëjtën ditë se aeroplanët luftarakë, F-15 Strike Eagle janë aktivizuar për sulme që kanë pasur cak ?komandën dhe zonat e kontrollit të Kata?ib Hezbollhut?.
Ai ka thënë se ?sulmet kanë qenë të suksesshme?, por nuk ka përjashtuar mundësinë e sulmeve shtesë ?nëse ka nevojë?, është thënë në një deklaratë të thënë nga Esper dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në Florida.
Pompeo ka thënë se ka njoftuar Trumpin për sulmet amerikane.
?Ne nuk do të lejojmë që Republika Islamike e Iranit të kryejë veprime që rrezikojnë burrat dhe gratë amerikane?, ka thënë Pompeo para gazetarëve pas njoftimit që është realizuar në Mar-a-Lago, pronën e presidentit amerikan, Donald Trump, në të cilën është duke pushuar aktualisht ai.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#IRAK#TopChannel