Mbi 700 fëmijë kanë telefonuar në linjën e këshillimit ?Alo 116?, për të kërkuar ndihmë në rastet kur janë ndjerë të pasigurtë për jetën e tyre.
Shumica e fëmijëve raportojnë se ndihen vetëm dhe të neglizhuar nga familja.
Linja e këshillimit iu ofron fëmijëve ndihmë me anë të psikologëve, kur neglizhenca nuk është kërcënuese për mirërritjen e tyre. Por çfarë ndodh me një fëmijë që ndihet i neglizhuar.
Psikologët thonë se neglizhenca në disa raste nis të manifestohet me mbyllje në vetvete të fëmijëve dhe humbjen e besimit tek të tjerët. Sipas tyre komunikimi është mënyra e vetme për t?i nxjerrë fëmijët nga kjo gjendje.
Tv Klan