http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Data 31 dhjetor shënon fundin e përfundimit të kartave të identitetit për ata që i kanë bërë në vitin 2009. Ndonëse koha për ti rinovuar u shty here pas here, ka ende qytetarë dhe por edhe emigrantë që nuk ka bërë ende aplikimin. Në këto ditë festash zyrat e aleat punojnë me personel më të reduktuar, duke bërë që numri i atyre që presin në radhë të jetë i lartë. Kjo problematike nuk shqetëson vetëm banoret e Elbasanit por edhe emigrantet të cilët shprehen se nuk mund te qëndrojnë ne pritje pasi u duhet te kthehen ne vendet ku ata jetojnë. E njëjta situatë paraqitet edhe pranë komisariatit të Policisë Elbasan, aty ku qytetarët plotësojnë formularin përkatës.Janë rreth 1.4 milionë karta identiteti dhe pasaporta që skadojnë këtë vit. Ndonëse punonjësit kanë punuar përtej orarit zyrtar, nuk ka mjaftuar që qytetarët të marrin shërbimin e duhur.