Teatri, padia e Metës kalon në seancë plenare - News, Lajme - Vizion Plus

2020-01-06 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata Kushtetuese ka vendosur te kaloje ne seance plenare ankimin e presidentit te republikes Meta per shpalljen antikushtues te ligjit qe parashikon shembjen e Teatrit Kombetar.Gjykata u ka nisur njoftimin per kete vendim te gjitha institucioneve qe jane pale ne kete process, duke nisur nga parlamenti qe ka miratuar ligjin, tek qeveria, ministria e financave, ajo e kultures dhe bashkia e Tiranes. Bashke me njoftimin Kushtetuesja u kerkon te gjitha institucioneve qe te paraqesin me shkrim deri ne 22 janar komentet ne lidhje me ankimin e Metes.Qe prej muajit nentor gjykata Kushtetuese ka 4 anetare, nje numer i mjaftueshem per te vendosur nese nje ceshtje kalon apo jo per shqyrtim ne séance plenare. Deri me tani gjykata ka dhene 18 vendime per moskalim te ceshtjeve dhe shembja e Teatrit Kombetar eshte I pari vendim qe do te diskutohet ne séance.Por per te zhvilluar séance plenare gjykata duhet te kete minimalisht 6 anetare, dhe ende nuk dihet se kur Kushtetuesja do te kete numrin e nevojshem te pjestarweve per te marre vendimin per teatrin.Ankimi u depozitua ne gjykaten kushtetuese ne 24 korrik nga presidenti Meta, I cili pasi e ktheu njehere ligjin per rishqyrtim ne parlament, iu drejtua Kushtetueses me kerkesen per shfuqizimin e tij.Por pervec teatrit, gjykata Kushtetuese do te shqyrtoje edhe vlefshmerine e zgjedhjeve lokale te 30 qershorit. Padia per kete ceshtje u depozitua nga kryebashkiakja e Shkodres, Voltana Ademi, e duket shpresa e vetme e opozites qe gara per pushtetin vendor te perseritet.