Të gjithë personat, organizatat apo kompanitë të cilët bëjnë donacione në ?cash?, ndërtesa apo transferta bankare për të prekurit nga tërmeti, do të munden të përfitojnë 5% të këtyre fondeve si shpenzime të zbritshme nga ana e administratës tatimore, duke ulur kështu pagesën që bëjnë për tatim-fitimin. Administrata tatimore thotë se këto rregulla kanë hyrë në fuqi dhe të gjithë mund të përfitojnë për çdo derdhje që bëjnë.
Tatimet janë duke punuar për të përgatitur një udhëzim, i cili po ashtu do t?i vijë në ndihmë bizneseve të prekura nga dëmet e tërmetit, duke njohur çdo mall apo amortizim të godinës si shpenzim të zbritshëm.
Përfitime do të ketë edhe për ndërtuesit të cilët do të përfshihen në programin e rindërtimit të shtëpive të banorëve që kanë mbetur jashtë si pasojë e tërmetit.
Qeveria ka përjashtuar nga tatimi mbi vlerën e shtuar të gjitha mallrat apo pajisjet që importohen me qëllim rindërtimin e banesave duke ulur kështu ndjeshëm kostot për këtë program.
Tv Klan