Reformat në shërbimet e sigurisë ishin nevojë për mbijetesën e sistemit të sigurisë. Kjo sfidë sipas ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski u tejkalua me krijimin e dy institucioneve të reja Agjencinë për Siguri Kombëtare dhe Agjencinë Teknike Operative. Spasovski shton se reformat në siguri dhe polici kanë ndikuar dukshëm në uljen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.