#rtvora #oranews
Presidenti i Republikës miratoi me rezerva buxhetin e vitit 2020. Në argumentin e dhënë mbi dekretin thuhet se firma është dhënë për të mos penguar zbatimin e masave për riparimin e pasojave të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor. Megjithatë kreu i shtetit tërheq vëmendjen se rritja ekonomike është ngadalësuar në vitin 2019.
Rritja ekonomike e parashikuar në 4.1% nuk është realiste e si pasojë kërkon që të reflektohet kjo situatë në buxhet.?
Po ashtu ai shton se duhet reflektuar situata në vendet e rajonit dhe BE, e cila shfaqet në rënia e po ashtu dhe ulja e të ardhurave nga emigrantët.
Ndikime negative sipas tij kanë dhënë eksportet neto, për shkak të defiçitit në rritje gjatë tremujorit të dytë.N
jë tjetër pikë është trendi në rënie i investimeve duke u tkurrur me 0.9% në tremujorin e dytë të këtij viti, ndërsa investimet e huaja direkte kanë treguar një tendencë në rënie në tremujorin e dytë të vitit 2019.
Dobësi financiare për Metën ka treguar edhe sektori i energjisë Buxheti i vitit 2020 sipas Metës nuk reflekton progres drejt një përmirësimi të politikës fiskale, zgjerojnë më tej përjashtimet si dhe diferencimin e normave tatimore dhe krijon më shumë hapësirë për shpenzimet publike.
Jashtë vëmendjes nuk mbeten as PPP rrrezikut të të cilave sipas Metës i shtohet rreziku i injektimit të kapitalit për Koorporatën e Investimeve, i financimit të humbjeve të sektorit të energjisë, si dhe rritja e kostos së borxhit publik. Një rrezik potencial është dhe vetë rritja e stokut të borxhit publik për shkak të rritjes së kostos së tij.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/meta-dekreton-me-rezerva-ligjin-buxhetin-e-vitit-2020
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp