Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastarliu nëpërmjet një video në facebook ka bërë një bilanc të punëve të kryera gjatë vitit 2019 dhe objektivat për vitin 2020. Nga ofrimi i shërbimeve falas për qytetarët tek investimet në infrastrukturë e deri të mbështetja për shtresat në nevojë Manastirliu tha se do të punojmë për rritjet e aksesit të qytetarëve në shërbime.
?Këtë vit mbështetëm për herë të parë nëpërmjet bonusit të bebes 35 mijë të porsalindur dhe familjet e tyre. Financuam për herë të parë vaksinën e rotavirusit për fëmijët. 475 mijë qytetarë kryen falas kontrollin mjekësor bazë. 17,600 gra kryen falas testin HPV falë programit kombëtar që filloi këtë vit për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës. 19,000 gra kryen falas ekzaminimin e gjirit nëpërmjet të mamografive. Instaluam në kohë rekord mamografinë në spitalin e Lezhës. 2800 qytetarë përfituan nga paketa e kataraktës duke financuar kështu për herë të parë lenten falas të syrit. 14 mijë qytetarë përfituan falas nga paketa e koronarografisë, kardiokirurgjisë, dializës, transplantit dhe radioterapisë. Zgjeruam rimbursimin e fishave të diabetit falas edhe për të rinjtë deri në 25 vjeç. Siguruam mbulimin 100 % të trajtimit të sëmundjeve malinje të gjakut. 490 mijë qytetarë përfituan falas barnat nga paketa e rimbursimit për sëmundjet kronike? tha Ministrja.