#rtvora #oranews
Në mbledhjen e Komitetit për Rindërtim,të mbajtur sot drejtori i Emergjencave Civile, Bledi Çuçi, dha një raport të detajuar të numrit të banesave të pabanueshme pas tërmetit, objekteve të shembura nga tërmeti, familjeve të strehuara në çadra si dhe numri i familjeve përfituese të bonusit të qerasë sipas qyteteve.
Janë 10 225 persona ende në çadra ndërsa 3613 persona janë strehuar në hotele.
Bledi Çuçi: ?Më lejoni tu bëj një raport të fundit të përditësuar mbi gjendjen që ndodhen sot të gjithë të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, duke filluar me pjesën më te rëndësishme të strehim akomodimit të cilët që kanë lënë shtëpiat e tyre për shkak të pasojave që ka sjellë tërmeti. Në hotele sot janë 3613 banorë, në çadra janë 10225. Numrin më të lartë e ka sigurisht qarku i Durrësit ku përfshihet dhe Kruja me 6075 pastaj Qarku i Tiranës me 2421 pastaj Qarku i Lezhës me 1729 banorë të cilët janë të akomoduar në çadra? .
Tre objektivat që kryeministri Edi Rama prezantoi në këtë mbledhje lidhen me largimin e personave nga çadrat, krijimin e lagjeve të reja dhe rindërtimin e shkollave dhe spitaleve të dëmtuara nga tërmeti.
Pas komitetit të rindërtimit kryeministri Rama ka vlerësuar zjarrëfikësin Luan Kapaj për kontributin e dhënë gjatë kërkimeve në objektet e shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/cuci-bilanci-shkaterrues-i-termetit
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp