http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Banorët e një pallati 4 katësh në Fushë-Krujë vijojnë të qëndrojnë në banesat e tyre edhe pse godina është shpallur e pabanueshme që prej 26 nëntorit.Në hyrje të pallatit është vendosur tabela që tregon se ne kete objekt mungon siguria.Edhe pse është vendosur shiriti i kuq që askush mos të futet brenda, disa prej banoreve nuk e kanë respektuar vendimin.Ata refuzojne te dalin nga apartamentet pasi thone se nuk kanë mundësi të gjejnë shtëpi me qira.Banorët ankohen se njësia administrative Fushë-Krujë nuk u ka ofruar asnjë zgjidhje edhe pse ke ka kaluar një muaj nga tërmeti shkatërrimtar.