#rtvora #oranews
Ligji i sportit duket se është harruar tashmë. Pas konferencës së përbashkët me kryeministrin, Edi Rama gjithçka duket se është lënë pas krahëve. Diçka të tillë e ka konfirmuar, presidenti i FSHF, Armand Duka, i cili në emisionin "Ora Sport" është shprehur mjaft pesimist se diçka e tillë mund të marrë jetë.
"Ka kohë që nuk kemi biseduar për këtë çështje. Tavolina e fundit ka qënë ajo që është bërë edhe publike. Pastaj kam biseduar në nivele ekspertësh, komisionesh me Ministrin e Financës, me kryetarin e Komisionit të Ekonomisë. Por nuk kemi arritur në një produkt konkret. Gjithmonë është thënë se do të shihet, por ajo që është thembra e Akilit është ligji, ndryshimet fiskale apo të burimeve për sponsorizimin në sport dhe investimin në sport. Nuk jemi në një emërues. Nuk shikoj që do të ketë me të vërtetë një produkt pozitiv. Ajo që ne dhe komuniteti sportiv kemi kërkuar janë diskutuar në të gjithë këto nivele dhe nuk kemi arritur në një përgjigje," tha Duka.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ligji-sportin-ben-pesimist-duken-nuk-kemi-ende-asnje-pergjigje
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp