Avionët F-16 të Greqisë/ Athina firmos me Lockheed Martin për përmirësimin teknik

2020-01-06 0

Athina zyrtare ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë amerikane Lockheed Martin, me qellim permiresimin teknik gjatë shtatë viteve të ardhshme, te avionëve luftarakë F-16 qe posedojne forcat e saj te armatosur.


Behet fjale per 84 avione F-16 te cilet do te permiresohen deri ne 2027 duke kapur nivelin me te larte Viper ne nje program qe do te kushtoje 1.5 mld dollare.

Marrëveshja përfshin midis te tjerash programe që lidhen me permbushjen e nevojave dhe forcimin e aftësive operacionale dhe gatishmërisë së Forcave të Armatosura duke siguruar materiale, pajisje , shërbime dhe zhvillimin e infrastrukturave të tyre, prodhimin e pjeseve shtese të avionëve, instalimin e objekteve ku do te kryhen proceset e vecanta ,montimin dhe testimin e sistemeve elektronike.

Marreveshja qe eshte aprovuar edhe nga parlamenti grek vjen ne nje periudhe te tensioneve te medha diplomatike dhe gjeostrategjike ne Mesdheun Lindor me Turqine e cila implikohet edhe me krizen ne Libi.

Vetem kete jave qe kaloi sipas burimeve nga Ministria e Mbrojtjes jane regjistruar gati 120 shkelje te hapesires greke ajrore nga avione ushtarake turq, te cilat jane interceptuar dhe ndjekur nga avionet greke,ne nje moment teper kritik te pershkallezimit te pretendimeve per ZEE ne Egje dhe Mesdhe, kur Athina vlereson se Ankaraja kerkon me shume se kurre nje incident te nxehte mes dy vendeve.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#F16#Greqi#TopChannel