?Shihemi në gjyq? solli sot një histori të rëndë dhe tepër të dhimbshme. Alketa ka udhëtuar nga Greqia sepse kërkon pafajësinë e vëllait të saj. Floriani vuan dënimin në Greqi, për një vjedhje të kryer në 4 dhjetor të vitit 2014, që sipas Alketës, ai jo vetëm nuk e ka bërë, por as nuk ka qenë në Shqipëri kur ngjarja ka ndodhur.
Personi kyç i kësaj histori, Edliri që ka kryer vjedhjen ka pranuar të jetë i pranishëm në studio dhe të tregojë si qëndron e vërteta dhe vetëm me lejen e motrës së personit, që ai ka akuzuar mund të bëhet pjesë e seancës së ndërmjetësimit.
Në studio, Alketa tregon se kur xhaxhai vdiq, ata u nisën drejt Shqipërisë, por në doganë i ndaluan. Aty morën vesh që Floriani akuzohej për vjedhje.