Zaevi, i bindur se pas 12 prillit do të mbetet ende në pushtet

2020-01-06 0

Zoran Zaev është i bindur që edhe pas 12 prillit do të mbetet në pushtet. Në intervistë për Agjencinë Informative të Maqedonisë, kryeministri në largim, është shprehur që nuk do të lejoj që në vend sërish në pushtet të kthehet regjimi. Zaev druan nga paralajmërimet e opozitës për shfuqizimin e Marrëveshjes së Prespës, që sipas tij do të thotë largim nga NATO, probleme të reja me fqinjët dhe përplasje të brendshme.