Kurti nuk tregon se kur do të takojë Mustafën, por as Presidentin Thaçi

2020-01-06 0

Ende nuk dihet se kur do të jetë i mundur takimi mes Presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për ta propozuar mandatarin për krijimin e Qeverisë.


Megjithëse e ka vlerësuar të nevojshëm krijimin sa më të shpejt të institucioneve, Kurti nuk ka treguar nëse do t?i përgjigjet ftesës së radhës, pas dy refuzimeve të një pas njëshme.

Datën e krijimit të Qeverisë, Kurti ka thënë se ia cakton Lidhja Demokratike e Kosovës dhe jo Presidenti.

Ai nuk ka treguar as për ofertën që do t?ia propozojë LDK-së, derisa për takimin e radhës është shprehur se është çështje teknike e sekretarive.

Në mbledhjen e mbajtur nga Këshilli i Përgjithshëm të kësaj partie, Kurti ka folur edhe për Mini-Shengenin Ballkanik, të cilin e ka vlerësuar si formulë tregtare të Euroazisë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AlbinKurti#HashimThaci#TopChannel