#rtvora #oranews
Në vazhdën e takimeve për prezantimin e platformës të tyre për biznesin, përfaqësues të partisë demokratike kanë zhvilluar një takim me shoqatën e biznesit të vogël dhe të mesëm.
Në përfundim të takimit, kreu i shoqatës Albert Nasto, u shpreh se biznesi është në gjendjen më të vështirë, për shkak të gjobave, korrupsionit dhe taksave të larta.
Nasto i bëri apel qeverisë për ndryshim të programit ekonomik, pasi në të kundërt, gjendja do të përkeqësohet.
Drejtori i shefit të demokratëve Dorian Teliti, premtoi se me ardhjen e PD në pushtet, taksat do të ulen dhe klima me biznesin do të jetë më miqësore.
Teliti theksoi se platforma e opozitës së bashkuar do t;i japë zgjidhje të gjitha problemeve të biznesit të vogël dhe të mesëm,në mënyrë që ekonomia shqiptare të vijojë të rritet.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/biznesi-i-vogel-ne-gjendje-te-rende-pd-rama-po-favorizon-oligarket-kur-te-vijme-ne-pushtet-do-ulim-taksat
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp