Aleksander Meksi dhe Tritan Shehu për PD - (19 Mars 2000)

2020-01-06 3

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Mundësia e një bashkimi të gjithë politikanëve opozitarë, që mendojnë ndryshe nga Berisha rrezikon të mbetet vetëm një ide. Përpara se të mendojnë se si të mundin Berishën, kundërshtarët e tij duhet të shuajn më parë konfliktet që kanë mes tyre. Për ish-kryeministrin Meksi opozita shqiptare nuk ekziston, ajo është bërë thërrime thërrime. Nëse opozita nuk fiton zgjedhjet ka deklaruar ai liderit e këtyre partive duhet të japin dorëheqje.

Aleksandër Meksi:- ?Forcat e djathta po nuk qenë të zonjat të grumbullojnë të gjithë ata që mendonë ndryshe nga qeveria e sotme, që mendojnë për një shtet të së drejtës, për të drejtat e njeriut dhe për ekonominë e një tregu të lirë sipas modeleve perëndimore, unë nuk besoj se mund t?ia dalin mbanë me një ligj elektoral proporcional, që të rrëzojnë pushtetin. Nëse partitë e djathta dështojnë edhe njëherë, normalisht gjithë kryetarët e këtyre partive kanë dështuar. Unë nuk di që ka një lëvizje reformatore, ky është një emër I gazetave. Ka individë që thonë se jemi për reformimin secili sipas mendjes së tij. Nëse këto lëvizje synojnë demokratizimin e PD-së asnjë nuk ka të drejtë ti veshi vetes petkun pa mandate të votës?.

Ndërsa për ish-kryetarin demokrat Tritan Shehu përpara se të bashkohen partitë e djathta, paqja duhet të vendoset brenda PD-së. Sipas tij kjo lëvizje po ecën ngadalë.

Tritan Shehu:- ?Të gjithë bashkë duke lënë mënjanë mjaft probleme që mund të kemi, duke lënë mënjanë emocionet personale ne të ribashkohemi për ti dhënë PD ato vlera që ajo ka pas në fillimet e saj. Pra të bashkohet kjo disidencë e gjatë e PD-së, në mënyrë që ne të arrijmë të marrim dimesionet tona dhe kështu të sigurojmë fitoren elektorale të PD-së?./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego