Ora News - PD: Shkollat e shembura nga tërmeti në Bubq dhe Pezë, e të braktisura nga shteti

2020-01-06 0

#rtvora #oranews

Partia Demokratike ka denoncuar këtë të diel mungesën e investimeve në shkollën e Bubqit dhe Pezë duke deklaruar se shkak i shembjes është edhe vjedhja e abuzimi me fondet për rikonstruksionin e tyre.

Ata i sollën në vëmendje Prokurorit të Përgjithshëm se tani koha e show ka mbaruar dhe se priten akuza konkrete.

Çlirim Gjata: ?Kemi parë Prokurorin e Përgjithshëm i cili një ditë pas emërimit shkoi në Prokurorinë e Durrësit dhe tha ?prokuroria tani do të lëvizë?. Të shohim nëse prokuroria ka mësuar të ecë, show mbaroi. I nderuar prokuror i përgjithshëm, prokuror i rrethit të Krujës, Durrësit apo SPAK-ut, kushdo që e kanë dorë, ka mundësi të shohim diçka konkrete nga ju? Duhet filluar se kush i dha këto leje, kush i bëri këto tenderime, kush i mori në dorëzim këto shkolla. Me qindra fëmijë kanë qenë nër rezik në një katastrofë humanitare, po të kishte ndodhur ditën.?

Çlirim Gjata, Astrit Veliaj dhe Flamur Hoxha sollën në vemendje dy shkolla të tjera që janë në listën e objekteve të shembura dhe të caktuara për shembje, përkatësisht shkolla e mesme e bashkuar në Bubq dhe ajo në Pezë.

Çlirim Gjata: ?Shkolla është shembur, është jofunksionale dhe e kanë shembur pa pritur hetimet. Ku e ka rikonstruksionin, investigimin, riparimin, interesimin? Po të kishte ndodhur ditën çfarë katastrofe humanitare do t?u ndodhte fëmijëve?! Ngutja për të zhdukur gjurmët si në Thumanë, rasti që është zhdukur gjithçka këtu, nuk kemi asnjë interesim.

Këta 280 nxënës janë dërguar në Fushë Krujë për të vazhduar mësimin dhe është vënë një autobus që i merr në qendër dhe i kthen, fëmijët e vegjël që e kanë shkollën pasdite lihen vetëm natën 6-10 vjeç dhe shkojnë në çadrat e tyre.?

Të dyja shkollat kanë rreth 700 nxënës, por ende nuk është marrë një vendim duke i lënë të rrënohen me kalimin e kohës dhe të dëmtohen plotësisht nga tërmeti.

Tani, 700 fëmijë detyrohen të shkojnë shumë larg për të ndjekur shkollën.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/pd-shkollat-e-shembura-nga-termeti-ne-bubq-dhe-peze-pa-investime-e-te-braktisura-nga-shteti

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp