#rtvora #oranews
Diplomati, Gëzim Podgorica, e sheh të mundshëm skenarin e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.
Ndërsa negociatat mes VV dhe LDK për krijimin e qeverisë kanë ngecur, Podgorica thotë se marrëveshja mund të arrihet vetëm në rast të një ndërhyrje të faktorit ndërkkombëtar.
"Vështirë se do të ketë marrëveshje përfundimtare vetëm nëse do të vazhdojë siç ka pasur dhe gjatë ditës së sotme një intensifikim të përpjekjeve të faktorit ndërkombëtar të pranishëm në Kosovë që e kanë udhëhequr këtë proces për të shpejtuar ngritjen e institucioneve të Kosovës".
I ftuar në RTV Ora, diplomati thotë se futja sërish në zgjedhje do t'ia vështirësonte situatën Albin Kurtit, por ka besim te elektorati. Për një gjë ai është i sigurt, LDK do të ndëshkohet me votë si parti tinëzare.
"VV do të kishte më shumë kundërshtarë politike që do të krijonin një aleancë mes vetes dhe kjo do ta t'ja vështirësonte paraqitjen dhe disa avantazhe që mund të kishte nga zgjedhjet e kaluara. Por duke besuar në një gjykim të ftohtë të publikut dhe duke besuar që VV ishte e sinqertë në gjithë aksionin politik para zgjedhjeve dhe tani besoj se mund të kemi një rritje të mbështetjes publike, por që është e padiskutueshme rënia e mbështetjes për LDK sepse do të quhej partia tinëzare që nuk realizoi çfarë kishte premtuar".
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/diplomati-sheh-zgjedhje-te-parakohshme-ne-kosove-ldk-do-ndeshkohet-si-parti-tinezare
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp