“Albin Kurti po fiton kohë”/ Analistët në Kosovë komentojnë dy refuzimet ndaj Thaçit

2020-01-06 0

Politologu Ramush Tahiri thotë se pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, presidenti e ka detyrim ta thërrasë në konsultim partinë fituese për tw marrë emrin e kandidatit për kryeministër, e që sipas tij, presidenti me të drejtë e ka dërguar ftesën për të marrë propozimin nga LVV.


Ramush Tahiri: ?Presidenti ka dashur ta respektojë procedurën dhe e ka respektuar e gjithashtu ka dashur me i përshpejtua hapat, sepse për konstituimin e Kuvendit është vonuar dhe në këtë rast ka dashur ta bëjë më shpejtë. Albin Kurti këtë e ka ironizuar nën termin se po i ngutet presidentit, por në fakt duhet t?i ngutet Albin Kurtit dhe atij që dëshiron të formojë qeverinë, sepse sa më herët qeveria që bëhet aq më mirë dhe kjo ngutje është për të mirë dhe nuk është për ironizim në këtë rast. Çështja zgjidhet se presidenti mundet edhe me shkrim t?i drejtohet partisë dhe ta kërkojë me shkrim emrin dhe ta dekretojë, nuk është fare e nevojshme për t?u takuar?.

Tahiri thekson se lideri i LVV-së, Albin Kurti duhet ta bëjë me shpejt qeverinë, pasi çdo vonesë që bëhet është e dëmshme për vendin.

Tahiri: ?Nëse ka nevojë Albin Kurti me ble kohë edhe nëse gjen pazar me ble, normalisht le të blen, por unë mendoj që Albin Kurti duhet me e bë më shpejt qeverinë dhe çështja e kohës dhe çështja e caktimit të ministrave duhet të jetë më shpejt edhe për shkak të buxhetit që do të miratohet. Çdo vonesë shprehet keq në situatën politike, por edhe në rrethana të tjera. Në këtë rast LVV dhe Albin Kurti duhet ta bëjnë koalicionin me LDK-në ose me cilëndo parti e cila ofron bashkëpunim dhe e cila i ka numrat, ndërsa prolongimi nuk mund të bëhet në kurriz të presidentit?, thotë ai.

Analisti politik Rasim Alija, thotë se refuzimi i kryetarit të LVV-së, Albin Kurti për të shkuar te presidenti për t?u mandatuar është një blerje e kohës për të arritur një koalicion me LDK-në.

Rasim Alija: Duhet t?i kuptojmë të dy pozicionet, edhe të presidentit edhe të pretendentit për kryeministër në këtë rast z.Kurti. Problemi i presidentit është sepse e ka pozitën e tillë dhe donë ta fus në këtë rast z.Kurti në këtë afatin e rrjedhjes ligjore, e që është menjëherë pas dhënies së mandatit, ecë afati për formimin e qeverisë, atë 15 ditëshin që e ka në dispozicion z.Kurti. Ky është qëllimi i presidentit, kurse qëllimi i z.Kurti ose refuzimi i tij është që të blejë kohë, të paktën edhe dy javë ose tri javë të tjera që të mund të arrijë një koalicion të shumicës, e që i bije një marrëveshje me LDK-në.

Po janë dy pozicione të kundërta që e kemi pa edhe përfundimin, ka qenë ftesa e presidentit dhe refuzimi i z.Kurti që të takohet?E rëndësishme është që edhe z.Kurti edhe z. Thaçi të mos i vonojnë formimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, mirëpo kjo siç duket do të mbetet në muaji n janar, sepse gjasat që të arrihet një marrëveshje me LDK-në në këtë kohë janë gati si minimale?, thotë ai.

Në lidhje me afatet kohore për mandatarin për kryeministër, Mazllum Baraliu, thotë se neni 95 i Kushtetutës e ...