Report TV -Tragjedia e shqiptares! Gjendet e masakruar në një pyll në Francë

2020-01-06 0

BERAT - 37-vjeçarja Brunilda Kovaçi Sadushi u gjet e pajetë më 25 dhjetor në një pyll larg qendrave të banuara në Mougins të Francës, ndërsa dyshimet sipas mediave franceze, janë se nëna e tre fëmijëve mund të jetë vrarë. Report Tv ishte këtë të shtunë pranë familjes së shqiptares, e cila jeton në Berat. Lajmin e kobshëm e mësuan përmes televizorit dhe në mesin e dhimbjes për humbjen e vajzës së tyre, kanë edhe një apel për shtetin. Familja jeton në kushte të vështira dhe nuk ka mundësi financiare për të sjellë trupin e Brunildës në Shqipëri.

"I lutem shtetit të na e sjellë vajzën se nuk e kam mundësi, ka vajza 5 ditë në morg, brenda mundësive shteti të vë dorën në zemër se jam edhe nënë invalide. Nuk kam mundësi ekonomike ta marr vajzën. Ju lutem, se një vajzë të vetme kisha. I lutem shumë Edi Ramës e gjithë pushtetit të vë dorën në zemër për vajzën time, të ma sjellë në shtëpi se nuk kam mundësi ta marr", thotë nëna e Brunildës.