Report TV -Pasojat e tërmetit në Durrës/ 'Përgjegjës Vangjush Dako

2020-01-06 1

Kryetari i PD, dega Durrës, Ferdinand Xhaferri, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë si dhe ndaj bashkisë së Durrësit duke thënë se në vitet e fundit në këtë qytet është bërë masakër me ndërtimet.

Xhaferri teksa ishte pranë banorëve të dëmtuar nga tërmeti në lagjen 17 ngriti edhe shqetësimin se edhe një muaj pas tërmetit, për këta banorë nuk asnjë zgjidhje. Ndëkrohë disa nanorë të irrituar kërkojnë një përgjigje se çfarë do të bëhet me banesat tyre ku kanë investimet e jetës.

Nga ana e tij Xhaferri drejton gishtin tek ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako si përgjegjës për këtë situatë, duke kërkuar vënien e tij para drejtësisë.

"Nuk dua asgjë nga shteti mor vëlla. Unë dua të vijnë inxhinerët të shohin pallatin. Në qoftë se pallati është brenda standardit, hallall ua bëj, nuk dua asgjë. Unë do të iki në punën time. Edhe shtëpinë ia kam falë të gjithëve. Ama në qoftë se pallati është jashtë kushteve mua më kthe paratë, o kriminel! O Vangjush, o bandit! Çfarë mjaft, unë kam humb gjithçka. 72 vjeç I kam humb të gjitha", - denoncon një nga banorët.