Shpejtësia dhe parakalimi i gabuar për pak sa nuk u kushton jetën dy të rinjve në Fushë Krujë

2020-01-06 8

FUSHË KRUJË- Dy të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Fushë Krujë - Tiranë në afërsi të Larushkut. Një makinë tip 'Volksëagen' me targa AA 990 NL ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përmbysur anash rrugës.

Sipas policisë mjeti udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe kur është futur në parakalim është përplasur në anësore me një tjetër automjet e për pasojë është batuar buzë rrugës. Dy të plagosurit janë Xhuljo Kullari dhe Ermal Zalla, nga 23-vjeç, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.Ndërkohë policia ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur të plotë shkaqet e këtij aksidenti.