Në intervistën ekskluzive për Deutsche Welle, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mbron projektin e debatuar të Mini-shengenit mes Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut.
Ai kohë më parë, në një paraqitje publike u ka kërkuar partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut të shpjegojnë, se çfarë është e gabuar me projektin Mini Shengen, por, siç shtron pyetjen DW, ende mbetet e paqartë, pse i është futur kësaj aventure, kur mekanizmat bashkëpunues ekzistojnë, me Marrëveshjen CEFTA, me Procesin e Berlinit dhe iniciativa të tjera ekzistuese, por që nuk janë implementuar.
?Ky është një proces autentik i vendit tonë, Shqipërisë dhe Serbisë, ne u bëjmë shpejt thirrje vendeve të tjera në rajon të na bashkohen. Unë besoj, se nxitja e bashkëpunimit rajonal mund të japë një kontribut të rëndësishëm në ç? tensionimin e marrëdhënieve politike në rajon. Duhet të sjellim parimet europiane të bashkëpunimit dhe funksionimit në rajonin tonë. Ne duhet ta sjellim Europën në Ballkan, në secilin nga vendet tona. Kjo është një pjesë integrale e detyrave të shtëpisë që kemi përpara për t'u integruar në BE?.
Në intervistën për DW, Kryeministri Zaev ka sqaruar edhe vendimin për ta emëruar Mila Carovskën për Zv/Kryeministre për Çështje Ekonomike në vend të Koco Angjushevit.
Një emërim i tillë, sipas DW, ka qenë një befasi për shumëkënd, por Kryeministri Zaev thotë se beson në suksesin e saj edhe në këtë resor.
?Besoj se menaxhmenti I Mila Carovskës tashmë me përvojë, mund të jetë e suksesshme edhe në këtë resor. Besoj se ky resor, si Zv/Kryeministre për Çështje Ekonomike do të vazhdojë të lëvizë me sukses, që të kemi politika më të suksesshme ekonomike, nga ajo që kemi sot?
Në këtë intervistë që DW do ta publikojë nesër, Kryeministri në ikje Zoran Zaev ka shpalosur qëndrimet edhe për situatën në jurisprudencë, për politikat ekonomike të Qeverisë, ardhmërinë e Marrëveshjes së Prespës si dhe për zgjedhjet e ardhshme.