Report TV -Rama: Parlamenti miraton amnistinë për gratë e burgosura menjëherë pas vitit të ri!

2020-01-06 0

Kreu i qeverisë Edi Rama sqaroi procedurën për miratimin e amnistisë për gratë e burgosura. Rama tha se ajo do të miratohet në parlament menjëherë pas Vitit të Ri, çdo do të sjellë lirimin e menjëhershme të 28 grave dhe lehtësi dënimi për pjesën tjetër.

"Kemi ardhur të jemi pranë jush, tema juaj është një temë që është diskutuar më shumë se një herë në mbledhjet tona. Parlamenti miraton amnistinë menjëherë pas vitit të ri. Ato që përfitojnë do dalin menjëherë. Do kujdesemi që secilës t'i jepet një mundësi për punë, apo për nevoja të tjera që mund të plotësojmë në familjet tuaja dhe të bëjmë atë që duhet të bëjmë që të mos ndjen indiferencë por solidaritet", tha Rama.