Report TV -Rama: Sistemi ynë gjyqësor ka favorizuar burrat para grave!

2020-01-06 1

Kreu i qeverisë foli para grave të burgosura për draftin për aministinë e grave të burgosura, duke e lidhur dënimin e tyre me plagën e Reformës në Drejtësi, ku persona të korruptuar kanë favorizuar burrat në dhënien e vendimit.

"Është fatkeqësi e madhe kur sheh gjithë historinë e sistemi tonë gjyqësore, sheh se në kapitullin e gjyqeve, raporti i vendimeve që shkojnë në favor të burrave me gratë, është skandaloz. Kam parasysh gjyqe që të rrëqethin mishin. Me Reformën në Drejtësi unë kam shumë besim se gjërat do të ndryshojnë. Ky është një proces që kërkon durim shumë të madh. Ajo që është bërë në këtë periudhë nuk është bërë në të gjitha vitet e tjera për të korruptuarit në sistemin e drejtësisë, që me kostum dhe kravatë kanë dhënë vendime që e kanë shkelur të drejtën e njerëzve të zakonshme. Kjo është një rrugë më e gjatë se durimi i njerëzve dhe shtrohet me mundim të madh. Në fund të gjithë mendojnë se fëmijët tuaj njerëz të jetojnë në një vend me një sistem drejtësie nuk i bën më fajet e bëra në këto 30 vjet", tha Rama.