Ora News - Gjyqtarëve u hiqen pasaportat VIP

2020-01-06 0

#rtvora #oranews

Nga janari 2020 gjyqtarët nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit me pasaporta shërbimi sipasojë e një vendimi të qeverisë të datës 12 qershor 2019.

Vendimi shtrin efektet tek gjyqtarët e shkallës së parë dhe të Apelit dhe është lënë në fuqi nga Apeli Administrativ të datës 27 dhjetor 2019.

Vendimi i qeverisë u padit nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë që kërkonte shfuqizimin e vendimit që u hiqte të drejtën togave të zeza për tu pajisur me pasaporta shërbimi pas datës 31 dhjetor 2019.

Palë e paditur ishte Këshilli i Ministrave që mbrojti vendimin. Në përfundim të shqyrtimit të cëshjes Apeli Administrativ rrëzoi padinë.

Ky vendim parashikon që pasaportat e shërbimit të gjyqtarëve të lëshuara para datës 14 qershor 2019 humbin vlefshmërinë më datë 31 dhjetor 2019.

Urdhri i qeverisë në pikën 14 parashikon që subjektet që janë pajisur me pasaporta diplomatike apo shërbimi përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi kanë të drejtë të përdorin pasaportat përkatëse deri në datën 31 dhjetor 2019.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/gjyqtareve-u-hiqen-pasaportat-vip

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Free Traffic Exchange