Gurra: Shqiptarët i shkrinë të gjitha nuancat e besimit dhe u kthyen tek ajo që Zoti kërkon tek ne:

2020-01-06 0

Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra e sheh solidaritetin e treguar pas tërmetit të 26 nëntorit, një ringritje të shqiptarëve për t'u bërë bashkë pa dallim fetar a sociale.

"Ky turravrapi i këtyre 30 viteve, kapitalizmi gjysmak...Shqiptarët që në 4 dekada ishin fare pa zotin, të paktën ligjërisht, mesa duket lëkundje të tilla u rikthejnë për disa momente tek Zoti. Besimi i njeriut nuk duhet fuqizuar vetëm në raste katastrofash. Ne zgjohemi më shumë, për të qenë bashkë, dhe jo për të qenë më afër zotit, pasi kjo është personale, ndërsa solidarizimi i të gjithëve bashkë, duke i shkrirë të gjitha nuancat e besimit na kthen tek ajo që realisht zoti që kërkon tek ne. Ne i përkasim njëri-tjetrit, zinxhiri shoqëror. Shqiptarët pas 5 dekadave përballë një tërmeti të tillë u ringritën përballë të gjitha atyre që kanë kaluar", tha Gurra i ftuar në "Pa Protokoll" në Report Tv.