Jemi në ditët e fundit të vitit, në një nga periudhat më të veçanta dhe për shumë personazhe kjo atmosferë shumë e bukur, i bën të ndihen mjaft mirë. Një prej tyre është gazetarja e njohur Fatma Haxhialiu, e cila i pret festat me shumë emocion. Ajo e ftuar në programin ?Rudina? ka treguar më shumë për periudhën e festave në familjen e saj, atmosferën, duke ndarë detaje edhe nga zbukurimet e vendosura në shtëpinë e saj.
Fatma para lindjes së Kian nuk e kishte zbukuaruar asnjëherë shtëpinë për festat e fundvitit. Por këtë vit përveç zbukurimeve, ajo ka realizuar edhe një set fotografik dhe kartolinën për festat e fundvitit, së bashku me familjen e saj tek Rezarta Shkurta.