Report TV -Lame jep tapitë e 4 pallateve në Tiranë: Ishin braktisur nga ndërtuesi

2020-01-06 0

TIRANË - Apartamentet e katër pallateve të braktisura nga ndërtuesi në Tiranë janë legalizuar në ditët e fundit të këtij viti. Drejtori i Kadastrës Artan Lame teksa ka shpërndarë tapitë për apartamentet që janë blerë, iu ka bërë thirrje ndërtuesve që të paraqiten pranë zyrave të Kadastrës për të vijuar procesin e legalizimeve.

?Veçantia e këtij rasti, që edhe e ka vështirësuar punën tonë, lidhet me faktin se pronari ka vdekur. Në u bëjmë thirrje pronarëve që ky është një rast pa pronar që ne po arrijmë t'i legalizojmë dhe t?u japim tapitë e shtëpisë këtyre banorëve. Nëse ka të tjerë të këtij lloj, të paraqiten pranë zyrave të Kadastrës për të vijuar procesin e legalizimeve. Në rastin konkret e kemi ndjekur ne. Nëse u bë, u bë vetëm, sepse ju bashkëpunuat me institucionin për të plotësuar dokumentacionin?, u shpreh Lame.

Free Traffic Exchange