http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nga janari i vitit të ardhshëm, 472 shërbime do të kryhen online.Procedurat përfshijnë të gjitha shërbimet që lidhen me administratën publike, përveç atyre që kanë të bëjnë me të dhënat personale, siç mund të jenë të dhëna bankare apo dokumente për arsimimin.Kryeministri Edi Rama ishte në zyrat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, aty ku prej kohësh po trajnohen punonjësit e sporteleve të ndryshme.?Kjo që do të ndodhë është një revolucion. Është e domosdoshme që njerëzit të vihen në dispozicion të këtij sistemi. Nuk është thjeshtë cështja e mundësisë së vetme e aplikimit për shërbime online, që njerëzit të mos jenë të detyruar të vijnë në sportel, por ta bëjnë aplikimin nga shtëpia në telefon. Ky është blloku i parë, në qershor do të ketë një të dytë, ndërsa në dhjetor të 2020 të gjitha shërbimet, me përjashtim të disave që e duan personin aty. Qytetarët do të aplikojnë dhe do të postojnë online vetëm dokumentet personale, një dokument banke, në vërtetim?Ndërsa ato që janë brenda për brenda shtetit do i merrni ju. Pra, kolona e dokumenteve të shtetit do të mbushet nga brenda administratës. Nëse vjen një qytetar dhe shtatë dokumente, ia kërkojmë deri sot të shkojë ti marrë. Jam unë që garantoj që dokumentet të futen në aplikimin e tij dhe ai të marrë shërbimin në afatin ligjor dhe të paraqitet në filan datë për të marrë atë që kërkon. Qytetarët të shpëtojnë nga radha dhe ecejaket. Nëse ia dalim shkurtojmë kohë dhe tension nervor dhe eliminohet mundësia për ryshfet? tha Rama. Kryeministri deklaroi se në qershor do të hyjë online blloku i dytë i shërbimeve dhe deri në fund të vitit 2020 të gjitha shërbimet ?me pak përjashtime të paevitueshme dot për shkak të nevojës së paraqitjes së personit për një aplikim.?